Momenti kur ekipi i shpëtimtarëve këpusin litarin dhe rrjetën, në të cilën kishte ngecur balena (Video)

E publikuar: 24/03/2018 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e pazakontë është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku shfaqen një grup shpëtimtarësh nga Havai të cilët bëjnë të pamundurën që ta shpëtojnë balenën që kishte ngecur në rrjetë dhe litarët e trashë.

Që nga viti 2002, ky ekip nga Havai kanë arritur të shpëtojnë mbi 20 balena që kishin ngecur në rrjeta dhe litarë që ishin me qindra metra të gjatë, transmeton Telegrafi.

Ata përdorin pajisje të veçanta për t’i shpëtuar balenat dhe këtë gjë e kanë dokumentuar në videon e publikuar më poshtë, ku pas disa tentimeve, arrijnë ta këpusin litarin që i kishte ngecur në bisht balenës gjigante.

Por, është interesant se si balena i “falënderon” shpëtimtarët, duke dalur nga uji dhe bërë një salto në shenjë mirënjohje për punën e tyre.

Ata janë duartrokitur nga mijëra njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon, për faktin se si i janë përkushtuar këtij “misioni të shenjtë”. /Telegrafi/