Momenti kur dy gra përleshen me njëra-tjetrën, para fëmijëve të tyre – në një autobus në Angli (Video)

E publikuar: 14/03/2019 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti tronditës kur dy gra duket se shkëmbejnë edhe grushte, para fëmijëve të tmerruar në një autobus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur dy gratë bërtasin dhe shajnë njëra tjetrën ndërsa lëvizin nëpër autobus, megjithëse janë të rrethuar nga pasagjerë të tjerë.

Të dy gratë duket se kanë edhe fëmijë me to gjatë ballafaqimit, në një autobus në Angli.

Shoferi është i detyruar gjithashtu të përpiqet të zbusë situatën ndërsa një femër i telefonon policisë.

Ndërkohë dukej sikur gratë ishin qetësuar, por përsëri vazhdojnë kur një nga gratë e përfshira përpiqet të largohet nga autobusi. /Telegrafi/