Momenti kur 100 vjeçarja ngatërron kancelaren gjermane me gruan e presidentit francez (Video)

E publikuar: 12/11/2018 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë festimeve të 100 vjetorit të paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përveç takimeve të liderëve politikë botërorë kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.

Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100 vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar lufta e parë, ajo shprehet se kjo është fantastike.

Është fantstike, thotë gruaja e moshuar, që t’i jap dorën presidentit të Republikës.

Ndërkohë gjatë fotos ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Macron, por Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë.