Momenti i aksidentit të tmerrshëm në Slloveni (Foto/Video)

E publikuar: 02/03/2016 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në autostradën sllovene në mes të Mariborit dhe Celjes.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth mesditës, kur një shofer kamioni i cili transportonte vetura ka humbur kontrollin e automjetit i cili rrëshqiti dhe u përmbys, transmeton lajmi.net.

aa

Kamerat e sigurisë kanë incizuar aksidentit, pamjet e tmerrshme të të cilit ndoshta do të mund të jenë një mësim për vozitësit, që të jenë të kujdesshëm kur ngasin automjetet e tyre.

1

Mediat sllovene kanë raportuar se në këtë aksident kanë pësuar vozitësi i kamionit me vetura dhe vozitësi i një kamioni tjetër i përplasur në këtë aksident, dhe një pasagjer.

aaa

Që të tre për fat thuhet se kanë marrë lëndime jo shumë të rënda. /lajmi.net

/lajmi.net/