Momentet dramatike kur ushtari i Koresë së Veriut arratiset për liri

E publikuar: 22/11/2017 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një ushtar i Koresë së Veriut, i cili u arratis në kufi, u plagos rëndë nga rojet kufitare para se të kalonte në Korenë e Jugut.
Ai është qëlluar 6 herë në kraharor dhe pjesën e barkut gjatë ikjes për jetë a vdekje nga vendi i tij. Ushtarët e Koresë së Jugut e morën ushtarin 20 vjeç dhe e dërguan menjëherë në spital ku iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale.

Gjendja e tij shëndetësore jep një pasqyrë të qartë të shëndetit dhe mënyrë e jetesës në kushte të mjerueshme në Korenë e Veriut.

Në trupin e ushtarit është gjetur një parazit 27 cm.
“Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë në 20 vitet e mia si mjek”, u tha gazetarëve mjeku i Koresë së Jugut, Lee Cook-Jong.

Gjëja e parë që kërkoi ushtari i arratisur ishte të shikonte televizionin e Koresë së Jugut