Momente tensioni në OKB, Trump kërcënon Korenë, i dërguari i Kim Jong-un largohet nga salla

E publikuar: 20/09/2017 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fjalimi i parë i  Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara solli disa momente interesante dhe tensioni në diplomacinë ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan paralajmëroi disa shtete, kryesisht Korenë e Veriut dhe Iranin.

I dërguari i Koresë së Veriut u largua nga dhoma përpara se Trump të arrinte në podium dhe të bënte më shumë kërcënime kundër Phenianit. Presidenti amerikan kërcënoi se “do të shkatërronte tërësisht Korenë e Veriut” dhe do të rrëzonte udhëheqësin e saj Kim Jong-un.

“Njeriu raketë është  një mision vetëvrasës ndaj vetes dhe regjimit të tij”, tha ai.
Diplomacia amerikane garantoi se Uashingtoni nuk parashikon rrëzimin e regjimit koreano-verior, por Donald Trump kërcënon një veprim ushtarak të Phenianit, që ka shtuar provat balistike dhe bërthamore.

“SHBA-ja është shumë e fortë dhe e durueshme, por ajo është e detyruar të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, ne nuk do të kemi zgjidhje të tjera përveç shkatërrimit të plotë të Koresë së Veriut”, paralajmëroi presidenti amerikan.
“SHBA-ja është e gatshme, e përgatitur dhe në gjendje t’i përgjigjet ushtarakisht Phenianit, por shpresojmë se kjo nuk do të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Donald Trump paralajmëroi shtetet që jo vetëm do të kenë shkëmbime tregtare me një regjim të tillë por do të furnizojnë gjithashtu me armë dhe mbështetje financiare një vend që rrezikon të zhysë botën në një konflikt bërthamor.

Ai theksoi se ishte përgjegjësi e plotë e OKB-së për të menaxhuar kriza të tilla duke përshëndetur miratimin e fundit unanim të sanksioneve gjithnjë e më të ashpra kundër Koresë së Veriut dhe duke falenderuar Rusinë dhe Kinën pavarësisht mbështetjes së tyre për Phenianin.