Moment jo i mirë për Iscon te Real Madridi, fishkëllehet nga tifozët për gjestet e tij

E publikuar: 13/12/2018 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Real Madridit, Isco, nuk po kalon moment të mira te klubi mbretëror.  

26 vjeçari i është përgjigjur tifozëve që e fërshëllyeN në ndeshjen që Real Madridi e humbi 3-0 në shtëpi ndaj CSKA Moskës.

Kur e humbi një rast ai iu kthye tifozëve me fjalën: “Çfarë doni”, ka thënë.

Për këtë moment ka folur edhe ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano,i cili thotë se Isco duhet të punojë që t’i rregullojë marrëdhëniet me tifozët.

“E kuptoj Iscon, në një sport aq emocional sa ky, është e lehtë për ty që të humbasësh kokën në një moment”.

“Ajo që duket e keqe për Iscon është se ai nuk ka dalë në fund të ndeshjes për tu shpjeguar veten dhe për të kërkuar falje”, ka thënë Valdano.

Isco prej ardhjes së Santiago Solarit te Real Madridi, e ka humbur vendin dhe në shumë ndeshje nuk ka qenë as në formacion. /Telegrafi/