Moment interesant në Shtëpinë e Bardhë: Trump largon një thërrmijë “zbokthi” nga kostumi i Macron (Video)

E publikuar: 25/04/2018 05:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u paraqitën për fotografi në Zyrën Ovale të martën, mediat kanë kapur një moment interesant.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur Trump gjeti mundësinë për të larguar një thërmijë “zbokthi” nga kostumi i Macron, para shtypit botëror.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë”, tha Trump. “Në fakt unë do të heq atë copë zbokth nga ju”.

“Ne duhet ta bëjmë atë perfekt. Ai është perfekt. Është mirë të jesh me ju dhe ti je një mik i veçantë”, ka thënë tutje Trump.

Macron është në Uashington këtë javë për vizitën e parë zyrtare shtetërore të presidencës së Trump.

Mediat shkruajnë se vizita do t’u japë dy udhëheqësve një shans për të forcuar lidhjet e tyre dhe të vendeve të tyre, si dhe për të diskutuar çështje të tilla si marrëveshja e Iranit dhe tregtia globale. /Telegrafi/