Moment emocional i Veselit me një simpatizant në Pejë (VIDEO)

E publikuar: 31/05/2017 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pasur një moment emocionues me një simpatizant me aftësi të veçanta në Pejë.
Derisa Veseli ishte duke iu drejtuar të pranishmëve, simpatizanti del në skenë dhe e përqafon Veselin.
“Fillimi i Ri është një fillim i ri për të gjithë. Personat me aftësi të veçanta do të jenë të barabartë në këtë rrugëtim tonin të përbashkët. Në Pejë pata një moment emocional me Jetonin. #FillimiRi”, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”.