Molliqaj: Tre njerëz në Vetëvendosje kanë marrë vendime

E publikuar: 14/12/2017 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dardan Molliqaj derisa ka folur për situatën e fundit në Vetëvendosje, ka treguar se është njëri nga tre vendimmarrësit në këtë lëvizje, nga gjërat e thjeshta deri ato më të mëdha.

“Tre njerëz kanë marrë gjitha vendimet bashkë, madje edhe për të shkuar në një emision”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.

“Visari, Albini dhe unë”, kemi marrë çdo vendim”, ka pohuar ai.

“Edhe për aksione edhe gaz edhe krejt bashkë i kemi ndërmarr. Gazin, Albini nuk e ka hedh vet, ka qenë vendim që është marrë”.

“Kemi fol përmes telefonit, “ndale gazin”, “ndale protestën”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se rruga që ka bërë bashkë me Ymerin dhe Kurtin është rrugë e njohur.