Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes

E publikuar: 19/07/2019 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ftesën e Speciales për kryeministrin Ramush Haradinaj e ka quajtur të padrejtë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë që u imponua nga insistimet e Serbisë.

Molliqaj thotë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë.

Ai thotë se është e papranueshme ftesa e speciales për Ramush Haradinajn, ashtu siç është e padrejtë vet kjo gjykatë.

Molliqaj ka thënë se Haradinaj është dashur të ftojë të gjitha partitë për diskutim para këtij vendimi.

“Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj është dashur të ftojë të gjitha partitë për diskutim para këtij vendimi. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, por rrugën për të ecur përpara duhet ta vendosim bashkë, në një diskutim gjithë-shoqëror”, ka thënë ai.