Molliqaj: Të dorëhiqet Vitia e Kurti pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani!

E publikuar: 04/05/2020 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Ministri Vitia por edhe Kurti, e kanë shkelur kushtetutën kur i kanë shpallur masat. 

Sipas Molliqajt, të lartëpërmendurit duhet të japin dorëheqje, pasi që kjo i ndihmon hetimet.

Shkrimi i plotë:

Dorëheqja është përgjegjësi politike

Varësisht nga pozita ekonomike, vendndodhja gjeografike apo regjjmi politik nën të cilin jeton, ashtu i përjeton edhe pasojat e virusit.

Ka politike edhe në kohë pandemie. Mirë do ishte që atë ta shkëpusim nga instrumentalizimi, por kurrsesi t’i sheshojmë dallimet e kontradiktat. Askush nuk duhet të bëjë me gisht mbi fajësinë apo vargun e kauzalitetit deri tek ngjarja. Por, përgjegjësi politike duhet kërkuar.