Molliqaj i reagon Mustafës: Je keqpërdorues i fondit të 3%-shit, nuk ke dhënë llogari

E publikuar: 27/01/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i është kundërpërgjigjur kryeministri Isa Mustafa i cili mbrëmë lidhur me financat e partive politike ka sulmuar Vetëvendosjen.
Molliqaj  me anë të një postimi në facebook ka thënë se Mustafa tash e 4 vite ka shkelur ligjin për financimin e partive politike duke mos publikuar raportin financiar.

Ai po ashtu ka thënë se Mustafa është keqpërdorues i fondit të 3  përqineshit  për  cilin nuk ka dhënë asnjë llogari.

Ndryshe kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa  Mustafa, duke folur për publikim e financave nga partitë politike, dje ka thënë se nëse partitë që mburren si transparente do tregojnë se nga u financuan për gazinlotsjellës e kotej mollotovi.

Postimi i plotë i Molliqaj

Kryeministri paska folur për financat e partive politike dhe për t’u mbrojtur e paska sulmuar VETËVENDOJE!-n. Por kjo është e vërteta për ty, z. Kryeministër:

  1. Si kryetar i LDK tash e 4 vite e ke shkelur ligjin për financimin e partive politike, duke mos publikuar asnjëherë raportin financiar.
  2. Je keqpërdorues i fondit të 3%-shit. Asnjëherë nuk ke dhënë raport se ku mbetën ato para.
  3. Ti u jep djemve tendera e terminale.
  4. I ke 70 dosje në prokurori dhe gjykata për keqpërdorime e korrupsion në Prishtinë.
  5. Partia jote, sikur edhe PDK-ja, nga të gjitha OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, është cilësuar si subjekt jo-transparent.

Sigurisht që lista e keqpërdorimeve tua është shumë e lartë. Por të jesh i sigurt që për të gjitha do të japësh llogari para drejtësisë. Ndryshimi në Kosovë shumë shpejt do të ndodhë dhe keqpërdoruesit si nuk do të mund të shpëtojnë nga drejtësia.