Molliqaj: Protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

E publikuar: 09/01/2016 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, nga arratia i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar, i cili mbështesin dy marrëveshjet, që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit. Ai tha se protestat që fillojnë sot, nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Qeverisë
Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do ta ndalë opozitën në kërkesën e saj për rrëzimin e Qeverisë. Madje, Gjykata e ka forcuar bindjen që të vazhdohet me protesta deri në fund.

Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë “Zërit” sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Ai ka thënë se kjo protestë e sotme do të jetë më e madhja që organizon opozita dhe synon t’ia kthejë Kosovës demokracinë dhe lirinë, që pushteti aktual ia ka cunguar.

Sidoqoftë, Molliqaj duke folur për opinionet e faktorit ndërkombëtar, të cilët i kanë mbështetur këto marrëveshje, ka thënë se deklaratat e tyre kanë qenë antidemokratike dhe u ka bërë thirrje që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Kosovës.

Ndërkohë, duke folur për zgjedhjet si opsioni i vetëm Molliqaj ka thënë se opozita edhe atë sfidë do ta kalojë së bashku. /Zeri/