Molliqaj: Nuk më shkarkuan nga posti i sekretarit organizativ të VV-së

E publikuar: 20/07/2017 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, thotë se largimi nga posti i tij i mëparshëm nuk ka të bëjë me shkarkim.

Molliqaj tha se, në Kosovë nuk janë mësuar që dikush t’i ndërrojë postet pa pasur dështim.

Molliqaj tha se koalicionet nuk kanë mundur të sjellin më shumë se dy deputet.

Më tutje ai në “Debat Plus”,  tregoi edhe për sondazhet që kanë bërë dhe rezultatet që kanë nxjerr nga to. Rezultate këto, që sipas Molliqajt, Vetëvendosjen e renditën të parën.