Molliqaj: Një kryeministër që kërcënon mes Facebookut, nuk mund ta qeverisë vendin

E publikuar: 21/03/2016 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se pavarësisht që është zgjedhur Thaçi president, Kosova ka nevojë që të shkojë në zgjedhje.

Ndërsa sipas tij, Isa Mustafa nuk mund të qeverisë më vendin.

“Një kryeministër që kërcënon përmes Facebook-ut, përmes telefonit nuk mund të qeverisë me vendin. Fitorja jonë mund të ketë vonim në kohë, por ajo do të ndodhë”.

Ai ka ftuar të gjithë për protestën e 26 marsit.

“Ftojmë njerëzit që në protestën e 26 marsit të rifreskohen dhe të dalin në organizimin tonë. Jam për protestë paqësore që me datën 26 të jetë nj ditë kur do të kthehet besimi i njerëzve. Këta njerëz kanë shumë fitore të vogla, kurse fitorja jonë do të jetë e madhe”.