Molliqaj: Ne do ta largojë PDK-në nga pushteti

E publikuar: 22/12/2018 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportimeve se subjekti i tij është afër një koalicioni me partitë në pushtet.L

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se partia e tij është e palëkundur në qëndrimin e vet për ta larguar PDK-në nga pushteti.

Ai ka akuzuar edhe LDK-në dhe Vetëvendosjen që sipas tij për arsye elektorale po rrinë si spektator në procesin e dialogut.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Jemi të palëkundur në qëndrimin tonë për ta larguar PDK-në nga pushteti.

Posa kjo të arrihet, ata do të hetohen e përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet e aferat korruptive që i kanë kryer në vendin tonë.

Lajmet e sponsorizuara që kinse ne do të bëhemi pjesë e kësaj qeverie janë shpifjet e radhës nga ata që e ëndërrojnë ardhjen në pushtet pikërisht duke bashkëpunuar me PDK-në.

Ata që me gjithë pushtetin dhe mundësitë që kanë për të parandaluar dëme që i ndodhin Kosovës vendosin të jenë spektatorë për arsye elektorale, e në të njëjtën kohë po mundohen që pjesëmarrjen tonë në dialog ta paraqesin si hyrje në qeveri, janë po të njëjtit që hapur shprehën gatishmëri për të ardhur në pushtet përmes koalicionit me PDK-në qysh në vitin 2016.

Ne do të vazhdojmë me qasjen tonë konstruktive. E propagandat populiste ua lëmë atyre. Por, të mos harrojnë që hudhja hi syve të qytetarëve ka përfunduar. Prandaj kot lodhen.