Molliqaj: Kurti po qeverisë me shantazh ndaj opozitës, diaologu po na çon drejt formimit të Asociacionit

E publikuar: 29/04/2021 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për Gazetën Online “Reporteri.net” rreth Qeverisë së Kosovës, me të cilën udhëheq dikur bashkëpartiaku i tij, Albin Kurti.

Pëgjatë intervistës, Molliqaj shpjegon pikëpamjet e qëndrimet e tija rreth menyrës se si po qeverisë Kurti në mandatit e dytë si shef i ekzekutivit.Për Molliqajn qeverisja e Kurtit karakterizohet me shantazh ndaj opozitës, me mungesë të shkathtësisë për ta luftuar pandeminë e COVID-19 e me ‘program’ që nuk i ngjan të majtës, nga e cila proviniencë ideologjike vie VV.

I pari i PSD-së ka thënë se mendësia totalitare e Qeverisë Kurti më së miri shpërfaqet nga koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.“Çfarë dua të veçoj është koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Aty e shesh mendësinë totalitare, por edhe qëllimet e shantazhit dhe të kapjes. E gjeni të shkruar në mënyrë eksplicite: “…për të monitoruar stilin e jetesës së zyrtarëve publik”. Kjo gjuhë është fryma dhe logjika e pushtetit në secilën fushë”, ka thënë Molliqaj për Reporteri.net.

Në intervistë, Molliqaj ka komentuar mos shkuarjen e Kurtit në takimin e 11 majit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilën shtyerje e sheh të motivuar nga arsye protokollare.

Por, Molliqaj ka folur edhe rreth marrëdhënieve të Kurtit me Edi Ramën pas pjesëmarrjes në zgjedhje të kryeministrit kosovar, për opozitën parlamentare e planet politike të PSD-së.