Molliqaj këshillon Kurtin të mos mbështetet tek BE-ja për finalen me Serbinë

28.02.2020 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Molliqaj këshillon Kurtin të mos mbështetet tek BE-ja për finalen me Serbinë

Veprimet e kryeministrit Kurti karshi dialogut ditëve të fundit mund të përmblidhen në tensionin midis presionit për heqjen e tarifës dhe taktikave të tij të marrëdhënieve me publikun. Kështu mendon kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj në këtë reagim të gjatë të tij ka thënë se çdo kush tashmë e di dallimin në mes të Washingtonit dhe Brukselit, duke përmendur gjithashtu edhe përçarjet brenda Bashkimit Evropian dhe pezullimin ndaj procesit të zgjerimit kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, rajon ku bën pjesë edhe Kosova,transmeton Lajmi.net.

Molliqaj gjithashtu i ka kujtuar Kurtit faktin se BE-ja është një partner i besueshëm, pasi sipas tij Brukseli ka gënjyer Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë pas marrëveshjes për çështjen e emrit.

Kreu i PSD-së gjithashtu thotë se taksa nuk duhet hequr veç pse kërkojnë SHBA-të, por kur të dihet se çfarë dëshirohet nga dialogu me Serbinë.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Taktikat dhe improvizimet e Kurtit janë mungesë plani

Veprimet e kryeministrit Kurti karshi dialogut ditëve të fundit mund të përmblidhen në tensionin midis presionit për heqjen e tarifës dhe taktikave të tij të marrëdhënieve me publikun. Lëshimet kinse taktike të Kurtit nuk janë pjesë e një projekti për dialogun. Ai thjesht dëshiron të fitojë kohë duke bërë koncesione. Por, kjo kohë e fituar nuk po mbushet me asgjë, është e zbrazët, pa korniza dhe me improvizime. Në fakt, është përpjekje për ta ruajtur pushtetin.

Në anën tjetër, secili laik që veç pak interesohet tashmë i ka kuptuar dallimet midis Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve brenda Bashkimit Evropian. Në situatë normale, ne nuk e kemi luksin të zgjedhim midis partnerëve tanë. Por, pyetja që duhet shtruar është kjo: a mund të themi ne se nuk na intereson fare tash për tash një marrëveshje përfundimtare me Serbinë?

Mjafton ta krahasojmë botën e sotme me atë të vitit 1999. Përveç rritjes e ndikimit të akterëve të tjerë gjeopolitikë, as Perëndimi nuk është më i njëjti. Kujtoni, për shembull, plasaritjet brenda Bashkimit Evropian dhe një lloj pezullimi të procesit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Nëse zgjerimi po duket tashmë një rrugë e largët, nëse vendet e Ballkanit nuk shohin perspektivë anëtarësimi, cila është mundësia e Bashkimit Evropian për të garantuar çfarëdo marrëveshje. Bashkimi Evropian, madje është treguar një partner jo i besueshëm. Kujtojeni këtu marrëveshjen për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Marrëveshja historike u bë, por çelja e negociatave nuk iu dha Maqedonisë, e për pasojë VRMO mund të kthehet shpejt në pushtet. Marrëveshje të paqes nuk duan as ata që kanë nevojë permanente për armiq të jashtëm, sepse pa ta nuk mund të ketë as armiq të brendshëm.

Taksa nuk është çështje dinjiteti, as nuk ka shenjë barazimi me shtetësinë e Kosovës. Ajo duhet parë si instrument në dialogun me Serbinë. Taksa gjithashtu nuk duhet hequr sepse po na thonë amerikanët. Por, vetëm nëse ne e dimë çfarë duam nga dialogu. Nëse marrëveshja që na pret nuk siguron njohje reciproke, siç po flitet ditëve të fundit, atëherë ajo duhet refuzuar me çdo kusht. Njëjtë edhe projektet si “Zajednica” që e përmendi Lavrov, apo ato Ahtisaari plus-plus që po i përmend Vuçiqi. Kosova duhet ta sigurojë një marrëveshje që i mbyllë një herë e mirë të gjitha llogaritë, të gjitha çështjet e hapura me Serbinë. Nga këto negociata, Kurti duhet të kërkojë heqjen e pengesave të Planit të Ahtisaarit, nga shumica e dyfishtë deri tek neni 1.3 i Kushtetutës që Kosovës ia cënon vetëvendosjen e jashtme.

Rreziku që unë shoh nga veprimet e Kurtit kohëve të fundit janë pikërisht improvizimet si mungesë tërësore e vizionit mbi dialogun. Siç e mësuam nga denoncimi i tij ndaj Thaçit që nuk mori asnjë rrugë, por përfundoi në sulm mediatik, marrëdhënia e tij me dialogun është marrëdhënie me publikun. Për të ka rëndësi cila marrëveshje shitet, dhe jo e ardhmja afatgjatë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje