Molliqaj ia merr VV-së asamblistin më të votuar në Gjilan

E publikuar: 29/08/2019 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhelal Hajrullahu, asamblisti më i votuar i VV-së në Gjilan i është bashkuar sot PSD-së.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti nga ky subjekt, Dardan Molliqaj, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit në Facebook ka shkruajtur se me Hajrullahun ka pasur bashkëpunim edhe në të kaluarën.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook

Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne.

Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje.

Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues.

100% për Kosovën!
100% për njerëzit!