Molby, e mbështet idenë e transferimit të Timo Werner në Anfield

E publikuar: 18/05/2020 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jan Molby, e mbështet idenë e transferimit të Timo Werner në Anfield në afatin e ardhshëm kalimtar.

Mirëpo, ai thotë se Redsat duhet të largojnë lojtarë për t’i bërë vend gjermanit në skuadrën e Jurgen Klopp.

Klubi anglez ka shprehur interesim për sulmuesin e RB Leipzig, mirëpo për shkak të pandemisë, duhet të largohen një apo dy lojtarë për të grumbulluar fonde.

(Foto: Jan Woitas/Pool via Getty Images/Guliver)

“Po, mendoj (se Werner do të vijë). Nuk mendoj se do të ketë shumë transferime në verën që vjen, por mendoj se kjo i konvenon Liverpoolit në shumë mënyra”.

“Kanë skuadër të fortë aktualisht. Do të largohen një apo dy lojtarë, por i kemi disa lojtarë të rinj që duhet të inkuadrohen në skuadër. Prandaj, nëse Liverpooli nuk mund të shpenzojë para, nuk mendoj se do të jetë problem i madh”,

“Pres që Timo Werner të vijë. Mendoj se ai është zgjedhja e preferuar e Liverpoolit”, ka deklaruar ish-mesfushori për Hotel Tia