Mogherini thotë se FSK’ja s’mund të bëhet ushtri me ligje

14.05.2019 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mogherini thotë se FSK’ja s’mund të bëhet ushtri me ligje

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka folur përsëri për formimin e Ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës.

Përmes një deklarate dhënë në Komisionin Evropian, Mogherini ka thënë se mandat i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gradual.

Sipas Mogherinit, ky proces duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Siç e theksoi edhe Komisioni në përgjigjen e tij në pyetjen me shkrim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar legjislacionin mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës më 14 dhjetor 2018, në të cilin Përfaqësuesi i Lartë menjëherë reagoi përmes një deklarate nga zëdhënësi njësoj sikurse edhe (NATO). Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë pikëpamjen se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual. Procesi duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mogherini.

Mogherini tutje ka thënë se BE-ja shpreson se Kosova do t’i përgjigjet detyrimeve të saja në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Bashkimi Evropian, në raste të ndryshme, përsëriti shpresën e saj për Kosovën që të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së parë të arritur në Bruksel në prill 2013 dhe marrëveshjet e saj të sigurisë. NATO ka deklaruar publikisht se do të vazhdojë misionin e Forcës së Kosovës (KFOR) për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë dhe se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë në fund Mogherini.

Kujtojmë, se Kuvendi i Kosovës më 10 dhjetor kishte votuar tri projektligjet për FSK-në.

Procesi i plotë i transformimit të FSK-së në ushtri parashihet t’i marrë deri në 10 vite.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LSDM-ja pret fitore të pastër dhe të sigurt

LSDM-ja pret fitore të pastër dhe të sigurt

Çulev: Gjatë ditës u regjistruan 151 denoncime

Çulev: Gjatë ditës u regjistruan 151 denoncime

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Si ambasador e përkrahu , tani Bosch e vlerëson të çuditshme Gjykatën Speciale

Si ambasador e përkrahu , tani Bosch e vlerëson të çuditshme Gjykatën Speciale

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një 71 vjeçare nga Podujeva

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një 71 vjeçare nga Podujeva

Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Sukses i vaksinës “Moderna”, prodhoi anti-trupa te të gjithë njerëzit ku u testua

Sukses i vaksinës “Moderna”, prodhoi anti-trupa te të gjithë njerëzit ku u testua

Përleshje ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, vriten disa ushtarë në kufi

Përleshje ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, vriten disa ushtarë në kufi

​Ujësjellësi bën thirrje të ruhet rrjeti i kanalizimit

​Ujësjellësi bën thirrje të ruhet rrjeti i kanalizimit

Përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër

Përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër

OKB: Ulje alarmante e nivelit të vaksinimit të fëmijëve në botë

OKB: Ulje alarmante e nivelit të vaksinimit të fëmijëve në botë

KE: Vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme

KE: Vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme

Edhe pas 5 orësh Specialja po vazhdon ta intervistojë Presidentin Thaçi

Edhe pas 5 orësh Specialja po vazhdon ta intervistojë Presidentin Thaçi

Edhe dy të vdekur nga COVID-19, shkon në 114 numri i viktimave  në Kosovë

Edhe dy të vdekur nga COVID-19, shkon në 114 numri i viktimave në Kosovë

​Cakaj priti në takim Jasharin e Lladrovcin, flasin për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së

​Cakaj priti në takim Jasharin e Lladrovcin, flasin për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së