Mogherini të hënën i takon kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Haradinaj

E publikuar: 15/12/2017 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u ka bërë thirrje kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të marrin pjesë në një takim jozyrtar të hënën në Bruksel.

Në takimin e tretë mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimore që do të zhvillohet gjatë të hënës, pritet të diskutohen ngjarjet aktuale në rajon dhe perspektivat për vitin 2018, kur edhe partnerëve evropianë në rajon do t’ju ofrohet një mundësi unike për të përparuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, kanë njoftuar dikasteri për punë të jashtme i BE-së.

“BE është e përkushtuar që të forcojë angazhimin e BE-së me rajonin, dhe të sigurohet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm që përparimi i tyre drejt Bashkimit Evropian të jetë i pakthyeshëm”, thuhet ndër tjera në deklaratë.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.