Mogherini refuzoi çajin që ia ofroi zyrtari rus, kishte frikë nga helmimi? (Video)

E publikuar: 27/09/2018 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihen përfaqësues të Bashkimit Evropian, në një takim të përbashkët me ata të Rusisë.

Siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje tek të cilat ka rënë një sy një detaj interesant – momenti kur përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini refuzon një filxhan që supozohet të ketë pasur çaj nga një zyrtar rus.

Ndonëse nuk dihet se pse Mogherini e ka bërë në veprim të tillë, nuk kanë munguar as spekulimet – siç ndodh rëndom në rrjetet sociale – se ajo mund të jetë frikësuar nga ndonjë helmim i mundshëm.

Ky supozim vjen pasi rusët akuzohen të kenë gisht në disa helmime, përfshi këtu edhe atë të ish-spiunit Skripal në Salisbury të Anglisë. /Telegrafi/