Mogherini pret që Kuvendi të votojë Gjykatën Speciale

E publikuar: 26/03/2015 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, ka thënë se pret që Kuvendi i Kosovës të miratojë themelimin e Gjykatës Speciale.
Mogherini pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se energjia do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Llogaris që Kuvendi të ketë 2/3 e votave, sepse së pari kjo është në vijë me zotimet e vitit të kaluar, dhe një mënyrë e mirë për të ecur përpara”, ka thënë Mogherini.