Mogherini n’Kuvend: Asociacioni do të ndjekë ligjet e Kosovës

E publikuar: 05/05/2016 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, njëherit edhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian thotë se Asociacioni i Komunave Serbe do të ndjekë ligjet e Kosovës.

“Integriteti i Kosovës nuk do të jetë i rrezikuar. Do t’i lejojë komunitetit serb të integrohet,” është shprehur ajo gjatë adresimit para deputetëve të Kosovës, shkruan GazetaTribuna.

Ju keni nevojë për Bashkimin Evropian, por edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për juve.

“Vetëm para disa muajsh kishte të pak që besonin se do të nënshrkuhej MSA dhe do të kishim liberalizimin e vizave sot. Njerëzit e Kosovës duan që Kosova të ecë përpara. Ju jeni ata që mund ta realizoni këto festime janë vetëm fillimi i një historie të mirë,” ka përfunduar Mogherini duke u pasuar me duartrokitje të gjata.