Mogherini: Dialogu duhet të vazhdojë, një marrëveshje Kosovë – Serbi është e mundur

E publikuar: 29/05/2019 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi të mirë, Federica Mogherini, ka thënë se rajoni e ka zgjidhjen e vet dhe kjo gjë e përfshinë edhe çështjen e Kosovës me Serbinë.

Mogherini ka deklaruar se është e sigurtë që bisedimet mes palës kosovare dhe serbe, do të vazhdojnë, njofton Klan Kosova.

”Rajoni ka zgjidhjen e vet e kjo e përfshinë Kosovën edhe Serbinë. Jam shumë e sigurt se vullneti do të mbizotërojë dhe bisedimet do të vazhdojnë”.

Ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federica Mogherini po ashtu është shprehur e bindur se një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është e mundshme.

”Jam e bindur se një marrëveshje është e mundur por duhet të merren disa vendime”, u shpreh ajo.

”Ende jam e bindur që një marrëveshje është e mundshme nëse ka kushte të mira në vend. Rifillimi i marrëveshjes është zgjidhja më e mirë dhe këtë e kam diskutuar në Tiranë para disa javësh me të dyja palët”.