Mogherini: BE nuk përfshihet në punët e brendshme të Kosovës, e as të Serbisë

E publikuar: 26/03/2015 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentet serb kërkuan prej Mogherinit ndryshimin e ligjit për asociacionin e komunave serbe dhe pyeten se kur do të jetë ky asociacion në agjendën e BE’së.

Ajo tha se komunat serbe nuk do të jenë në agjendën e BE’së pasiqë ata janë iniciator të dialogut midis dy shteteve sovrane dhe se BE nuk përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Sipas saj, edhe kjo zgjidhje bëhet me dialog.

17:20 – Mogherini studentëve: Qëndroni të bashkuar dhe punoni për ndryshim (Foto)

Bashkimi evropian është shembull shumë i mirë i paqes dhe i hapur për të gjithë, edhe për Kosovën, kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini.

Mogherini gjatë një debati me studentet e UP’së në Prishtinë, u tha atyre se si të rinj duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të punojnë për ndryshime në vend.

“BE dëshiron që Kosova të ketë sukses. Sepse nëse Kosova ka sukses atëherë edhe ne kemi pasur sukses” deklaroj Mogherini, raporton Gazeta Express.

Ajo gjatë kësaj ligjerate ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit, radikalizmit dhe terrorizmit.

Këtë debat me përfaqësuesen e BE’së e hapi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Përveç studenteve pjesëmarrës është edhe Samuel Zhbogar dhe disa profesorë të UP’së.