Mogherini ‘bashkon’ pozitën e opozitën

E publikuar: 05/05/2016 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë vizitës në Prishtinë, Mogherini do të takohet me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës, si dhe do të mbajë një fjalim në Kuvend, i cili do të mblidhet në një seancë solemne.Përfaqësuesja e Lart e BE’së, Federica Moghereni, rreth orës 13:00 do të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës.Në ora 15:00 ajo të zhvilloj takim me Presidentin Thaçi, ndërsa në ora 15:45, Kryeparlamentari Veseli do ta pres Mogherinin në zyrën e tij.Seanca solmene pritet të fillojë në ora 16:15.Në seancë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe partitë opozitare, të cilat këto dy muajt e fundit kanë bojkotuar punimet e kuvendit.Për nder të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Prishtina sot është stolisur me flamuj të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.Propozimi i Komisionit Evropian pritet të miratohet tani edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian.Me këtë propozim, Kosova do të vendoset në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.Ndërkaq, fillimi i lëvizjes së qytetarëve të Kosovës pa viza në zonën Shengen, sipas autoriteteve të Kosovës mund të zgjasë nga 3 deri në 6 muaj.Deri atëherë, Kosovës i mbeten t’i përmbushë edhe dy kushte thelbësore. Kushti i parë dhe më i ngutshëm është ai i ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.Ndërkaq kushti tjetër, që mbetet i përhershëm dhe si standard evropian, ka të bëj me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.Pritet që këto kritere, Federica Mogherini t’ua ritheksojë autoriteteve në Prishtinë sot, si në takimet e ndara ashtu edhe në fjalimin e saj para deputetëve. /rel