Moggi: Ronaldo tashmë ka nënshkruar me Juven, testet mjekësore i kreu në Munih

E publikuar: 05/07/2018 07:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, beson se superylli portugez, Cristiano Ronaldo tashmë ka nënshkruar me kampionin e Italisë.

Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime për transferimin e Ronaldos te Juventusi.

Të gjitha mediat ndërkombëtare dhe komuniteti i futbollit në Itali besojnë në një mundësi të tillë, por të tjerë besojnë se tashmë kjo është punë e kryer.

Ish-drejtori sportiv beson se tashmë kjo është punë e kryer, vetëm pak kohë pasi Marotta refuzoi të komentonte spekulimet rreth kësaj tratative.

“Për mendimin tim, ai tashmë ka nënshkruar për Juventusin dhe testet i ka kryer në Munih”, u shpreh Moggi në Twitter.

Vet Moggi, ditë më parë kishte folur në televizionin 7Gold duke vënë në pikëpyetje nëse është e nevojshme të shpenzohet kaq shumë në një lojtar 33 vjeçar.

Marrëveshja për Cristiano Ronaldon besohet se përfshin një kontratë me pagë 30 milionë euro në vit dhe Juve t’i paguajë Realit 100 milionë euro. /Telegrafi/