Modric, Ronaldo dhe Salah, cili do të marrë sonte çmimin ‘The Best’

E publikuar: 24/09/2018 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA do ta japë çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.

FIFA do të ndajë shpërblimin ‘The Best’ sonte në mbrëmje, ndërsa tre është numri i finalistëve.

Mesfushori kroat Luka Modric është futur për herë të parë në mesin e finalistëve pas triumfit me Realin në Ligën e Kampionëve dhe arriti ta dërgojë Kroacinë deri në finale të Kampionatit Botëror.

Në mesin e finalistëve është edhe i përhershmi Cristiano Ronaldo.

Ylli i Juventusit pati një vit të jashtëzakonshëm, por ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

Finalisti i tretë është egjiptiani Mohamed Salah që gjithashtu pati një vit personal shumë të mirë.

Edhe për egjiptianin është hera e parë në karrierën e tij që ka arritur të futet në mesin e finalistëve.

Ndërkohë në këtë ceremoni nuk do të jetë Lionel Messi edhe pse fillimisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Barcelona ka konfirmuar se Messi nuk do të jetë në ceremoni pas një të papriture në familjen e tij, por që klubi katalunas nuk ka zbuluar detaje se çfarë ka ndodhur në familjen e argjentinasit. /Telegrafi/