Modric më i miri, Ronaldo e merr Topin e Argjendtë

E publikuar: 16/12/2017 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi fitoi me rezultat 1-0 ndaj Gremio në finale të Kupës së Botës për Klube.

Me të përfunduar ndeshja u ndan edhe çmimet e më të mirëve.

Topin e Artë dhe çmimin kryesor të kësaj gare e fitoi Luka Modric.

Ndërsa, Cristiano Ronaldo e fitoi Topin e Argjendtë, kurse atë të Bronztë e fitoi Jonathan Urretaviscaya.

Sergio Ramos e fitoi çmimin për Fair Play.

Golin e vetëm në finale e shënoi CR7, i cili shënoi dy gola në këtë garë në vitin 2017. /Telegrafi/