Modric i dërgon fanellën e Realit dhuratë Kadri Veselit

E publikuar: 22/10/2018 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë një dhuratë të veçantë.

Numri një i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pranuar një fanellë dhuratë nga ylli i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric.

Ka qenë Veseli që ka postuar një foto të Modricit duke i nënshkruar fanellën.

Veseli e ka quajtur Modricin futbollisti më i mirë në botë.

Veseli gjatë një vizite të bërë Përfaqësueses së Kosovës

“Ndjenjë shumë e mirë të kesh një dhuratë si kjo, me dedikim personal nga futbollisti më i mirë në botë”, ka shkruar Veseli.

Kujtojmë që kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës është një adhurues i madh i futbollit.

Ai thuajse në çdo ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës është prezent. /Telegrafi/