Modifikohet Porsche Cayenne (Foto)

E publikuar: 02/09/2015 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e njohur ruse për rregullimin e veturave, TopCar, ka përgatitur një paketë të re për modifikimin e versionit të ridizajnuar të SUV-it të Porsches, modelin Cayenne.

Kjo paketë quhet “Aero Body Kit”, e cila përmban mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, set pragjesh, tubin për gaz, dritat e mjegullës dhe zbukurime të ndryshme në pjesën e pasme mbi çati dhe mbi bagazh, transmeton Koha.net. Kjo paketë është e punuar me fibra të karbonit.

Gjithashtu TopCar për Cayenne ofron edhe sistemin sportiv të shkarkimit, më shumë sete të rrotave prej alumini, duke përfshirë setin e rrotave ADV.1 me diametër prej 21-inç dhe me goma Michelin Pilot Sport 3 295/35 R21, dritat e pasme të errëta si dhe modifikimin e enterierit sipas dëshirës së konsumatorit.