Moderatori i prenë fustanin me gërshërë koleges gjatë transmetimit live (Video)

E publikuar: 13/09/2017 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[ad_1]

Një moderator në Spanjë ka ngjallur reagime te miliona shikues, për faktin se gjatë transmetimit live ia prenë koleges fustanin me gërshërë.

Juan y Medio po prezantonte shoun “Afternoon Her And Now” me kolegen e tij Eva Ruiz, kur befasoi të gjithë duke marrë gërshërët në dorë me të cilat filloi t’ia pres fustanin koleges simpatike, transmeton Telegrafi.

Medio tha se ky veprim ishte si shenjë hakmarrje nga koleges, e cila muaj më parë i kishte prerë pantallonat në shenjë revolte, pasi ai refuzoi të vallëzoi gjatë transmetimit live.

Në videon e publikuar më poshtë, Medio dukej se nuk ia kishte harruar koleges e cila e kishte “turpëruar” gjatë transmetimit live, dhe kështu vendosi t’i hakmerret duke ia bërë të njëjtën gjë.

Dhe po të mos ishin stafi teknik të cilët ndërhynë duke i ndihmuar Ruiz me një pallto për t’i mbuluar pjesët intime, ajo ndoshta do të përfundonte lakuriq para ekraneve televizive.

Por, ky veprimi i moderatorit nuk shpëtoi pa kritika të ashpra të cilët mendojnë se ishte një veprim i pamatur dhe aspak frytdhënës për opinionin. /Telegrafi/

[ad_2]

Lexo nga burimi i lajmit