Moderatori gjerman mezi i mban lotët – po rrëfente një ngjarje të refugjatëve! (Video)

E publikuar: 13/08/2015 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga moderatorët më të njohur televiziv, prezantuesi 59-vjeçar i ZDF, Claus Kleber, ndërsa jepte lajmet, nuk i mbante dot lotët.

Moderatori i “heute journal” po rrëfente historinë e një shoferi autobusi, të quajtur Sven Latteyer.

Ai i përshëndeti 15 emigrantët në autobusin e tij me mikrofon, duke u folur në anglisht: “Kam një lajm të rëndësishëm për ju njerëz nga mbarë bota në këtë autobus. Mirë se erdhët në Gjermani, mirë se erdhët në vendin tim. Ia kalofshi mirë”.