Modelja sulmohet egërsisht nga një bandë femrash (VIDEO)

E publikuar: 30/05/2017 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në video shihet përvoja e hidhur e modeles Angie Silva e cilat rrahet me grushta për disa minuta.

Një grup i femrave të një klubi të natës në Santiago de Guayaquil në Ekuador, shihen duke e rrahur egërsisht modelen Silva, ndërkaq kalimtarët nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar, transmeton lajmi.net

Është zbuluar se ajo deri vonë ishte në një kirurgji, nga sulmet që kishte marrë vitin e kaluar nga një rrahje tjetër. Por siç duket rrahjet ndaj saj po vazhdojnë.

Motra e saj Gabriela ka thënë: “Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme si një modele, por tani kirurgët janë thjesht duke u përpjekur për të ruajtur fytyrën e saj.”

Angie shihet në video duke u zvarritur nëpër rrugë dhe duke u goditur nga femrat tjera, shkruan lajmi.net. Përfundimisht femrat tjera largohen duke e lënë atë në rrugë të përgjakur dhe pa mbrojtjen e askujt.

Modelja më vonë publikoi një foto që tregon lëndimet që kishte pësuar, dhe ka thënë se ajo vazhdon të marrë kërcënime me vdekje.