Modelja shqiptare përlot me fjalët për të bijën!

E publikuar: 16/01/2018 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën i ka dedikuar vajzës së saj disa fjalë zemre që vetëm  një nënë mund të bëj

 “Hajde Mami ulu.’ Kështu unë u ula dhe mbajta shtrënguar dorën e saj dhe zemra ime shkriu. Mendoj shumë se ku jam unë sot në jetë. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, unë i gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë dhe falenderoj Zotin që më bëri këtë dhuratë kaq të madhe, atë të sjelljes së një jete në këtë botë… 

Unë nuk jam një nënë perfekte, kjo nuk vjen me një fjalor dhe jam duke mësuar çdo ditë, por edhe në kohët më të vështira unë e di se sa me fat jam që jam e aftë të kem një të vogël që më therrët Mami. Të dua shumë EllaFaria, faleminderit që më zgjodhe mua të jem Mami jot,”-përfundon Emina./Gazeta Express/