Modelja me çrregullim në lëkurë, e dashura e re e Lewis Hamilton? (Foto)

E publikuar: 29/05/2017 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte në pistën e Montekarlos për të mbështetur britanikun Lewis Hamilton gjatë Çmimit të Madh të Monakos dhe disa orë pas garës së Formulës 1, Winnie Harlow u pa duke ngushëlluar atë që thuhet se është i dashuri i saj i ri.

Modelja, e cila ka një çrregullim të lëkurës, u pa me bikini në një superjaht në Montekarlo, së bashku me Bella Hadid dhe Barbara Palvin.

Winnie është fotografuar duke qëndruar pranë Lewis Hamilton në shumë momente gjatë pasdites të së dielës.

/ Top Channel