Modelja Candice Swanepoel rikthehet konfidente pas rrëzimit në pasarelë

E publikuar: 14/09/2015 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Candice Swanepoel tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u rrëzua në pasarelë në shfaqjen e modës në Nju Jork këtë të premte.

Por modelja e Victoria Secret është fotografuar sërish konfidente në hotelin Gramercy Park Hotel duke e lënë pas ngjarjen e “shëmtuar”.

26 vjeçarja bukuroshe është parë duke buzëqeshur ndërkohë që pozonte së bashku me modelen braziliane Lais Ribeiro mbrëmjen e së shtunës.

Candice dukej mahnitëse dhe tepër elegante e veshur me një fustan të bardhë.