Modelja 51 vjeçare vetëm në xhinse, koha për të nuk ec!

E publikuar: 08/04/2017 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cindy Crawford është një prej modeleve më të famshme në botë.

Së fundmi, bukuroshja ka bërë një set fotografik për revistën e njohur Vogue duke pozuar në plazh.

Njërën prej fotografive e ka publikuar në Instagram, ku shfaqet e shtrirë në plazh vetëm me xhinse, teksa në pjesën e sipërme është krejtësisht e zhveshur.

Megjithatë, ajo është e shtrirë barkas duke penguar ekspozimin e gjoksit.

“Gjithmonë në xhinse. Faleminderit revistës Vogue”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.