Modelja 22-vjeçare vritet me thikë nga i dashuri xheloz pas ndarjes

E publikuar: 10/12/2020 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë është akuzuar se ka qëlluar për vdekje me thikë ish-të dashurën e tij fituese të konkurseve të bukurisë, pasi ajo kërkoi të ndahej prej tij.

Gjyqi i 31-vjeçarit Rafael Fernandez Rodrigues, nisi dje në Brazil për vrasjen makabre të Kimberly Karen Mota de Oliveira.

Mediat lokale thonë se familja e Oliveira kishte dëgjuar për herë të fundit prej saj më 10 maj, kur u kishte thënë se ishte me Rodrigues.

Ditën tjetër familjarët shkuan ta kërkonin në apartamentin e saj por aty nuk kishte asnjeri. Policia më vonë i informoi se kishte gjetur trupin e vajzës.

Rodrigues akuzohet se ka vrarë Oliveira, fituese e konkurrimit Miss Manicoré në 2019, gjatë një tërbimi xhelozie më 12 maj kur i tha se do ta linte.

Trupi i saj ishte gjetur brenda apartamentit të Rodrigues së bashku me thikën e përdorur për krimin, sipas mediave lokale, ndërsa Rodrigues u arrestua më 15 maj, tre ditë pas vrasjes.

Vrasësi u gjet i fshehur në një kasolle në shtetin verior brazilian Roraima, pranë kufirin me Venezuelën.

Policia tha se ai do të kalonte kufirin për në Venezuelë dhe më tej do të tentonte të largohej në Spanjë.

Rodrigues kishte njohur Oliveira në një bar të zonës dhe ata shoqëroheshin prej dy muajsh.

22-vjeçarja Oliveira studionte për dentiste dhe gjithashtu do të konkurronte në Miss Amazona. Gjyqi vazhdon./tch