Modelja sllovene mund të bëhet Zonja e Parë në SHBA

27.02.2016 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Modelja sllovene mund të bëhet Zonja e Parë në SHBA

Ndërkohë që miliarderi amerikan, Donald Trump, vazhdon marshimin e tij në garën për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka nisur kurioziteti se kush mund të jetë Zonja e Parë e SHBA.

Në rast se miliarderi do të zgjidhet, atëherë modelja sllovene Melania Trump do të jetë Zonja e Parë në SHBA.

Ajo ka postuar një seri fotosh online, që tregojnë jetën e saj luksoze në banesën e çiftit në katin e fundit të Trump Tower në Nju Jork.

Apartamenti është modeluar sipas modelit të Pallatit të Varsajës, mbushur me pasqyra, mermer, ar dhe diamante.

Natyrisht kjo nuk është e vetmja banesë e çiftit.

Ajo është 45 vjeç, 24 vjet më e re se ai.

E pyetur se çfarë e tërhoqi tek i shoqi, ajo e shmang ‘kurthin’: “Mendja, mendja e tij fantastike,” thotë me një theks europiano-lindor.

Emigrantja është gruaja e tretë e Trump dhe mund të bëhet Zonja e Parë e lindur jashtë vendit që prej vitit 1820.

“Nuk jam një njeri që thotë vetëm PO. I jap atij mendimet e mia. Ndonjëherë i ndjek këshillat e mia, ndonjëherë jo,” tha ajo për të shoqin.

“A biem dakord gjithmonë? Jo, dhe ia them atij këtë”.

Më tej mbron propozimet e të shoqit, si ai për të ndaluar myslimanët që të hyjnë në SHBA.

“Ai kërkon të mbrojë amerikanët. Ajo që po ndodh në botë është shumë e rrezikshme”.

Si emigrantë që është, thotë se nuk e ka menduar kurrë të qëndrojë ilegalisht në këtë vend.

Ajo ka rinovuar vizën e punës dhe shpreson të marrë Kartën Jeshile për qëndrim permanent.

Më pas ndoshta merr edhe nënshtetësinë.

Prioriteti i saj mbetet djali 9-vjeçar, Barron.

Ajo thotë se nuk ka një dado, edhe pse kanë një kuzhinier personal.

Ka qenë një rrugë e gjatë ajo nga Jugosllavia komuniste deri tek bashkëshortja e një prej njerëzve më të fuqishëm në botë.

Ajo u rrit në Sevnica, një qytet i qetë industrial në Slloveni.

Babai i saj ishte shitës makinash.

Familja ishte mjaftueshëm e pasur sa të shkonte për ski në Austri.

Shokët e fëmijërisë thonë se ajo ishte një vajzë e gjatë, e hollë, e sjellshme dhe e turpshme.

Ishte 17 vjeç kur një fotograf pikasi bukurinë e vajzës 1.80 metra të gjatë.

Kur ishte 18 vjeç nënshkroi një kontratë modelingu në Milano dhe nisi rrugën e modës.

Melani e ndryshoi mbiemrin nga Knavs në Knauss dhe u vendos në Nju Jork.

Thotë se flet pesë gjuhë të huaja.

Me Trump u takua në një mbrëmje mode. Ajo ishte 28 vjeç, ai 52 dhe sapo ishte ndarë nga gruaja e dytë.

Gruaja e parë e Trump, Ivana, është çeke. Duket se atij i pëlqejnë femrat europiano-lindore.

Me supermodelen sllovene u martua në vitin 2005, në një ceremoni që kushtoi 1 milionë dollarë.

Melania mbante veshur një fustan Dior 100 mijë dollarësh.

Djali i tyre, Barron, lindi një vit më vonë.

Trump ka edhe katër fëmijë të tjerë.

Melania Trump pictured at their vast Trump Tower apartmentThe car dealer’s daughter: Mrs Trump (circled) grew up in Sevnica, a quiet industrial town, where the family was wealthy enough to go skiing in AustriaMelania and billionaire husband Donald: ‘I love his amazing mind,’ she said in her still thick Eastern European accentMelania pictured with her husband and son Barron at Trump TowerMelania poses in a grand reception room at their Bedford country houseThe ambitious immigrant who became the third Mrs Trump may yet become the first foreign-born First Lady since Louisa Adams, the British-born wife of 1820s president John Quincy AdamsGilded life: Donald and Melania’s son Barron, nine, plays golf in the gaudy splendour of Trump TowerBathing beauty: Melania poses in the pool. Asked to reveal her secret to a happy marriage, she said simply: ‘Separate bathrooms.Childhood friends remember Melanija Knavs, as she was then called, as a tall, skinny, well-mannered and shy girl who was a conscientious student

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ish-eskorta: Nuk jam penduar. Bëja seks edhe me të moshuar

Ish-eskorta: Nuk jam penduar. Bëja seks edhe me të moshuar

Tayna ‘thyhet’ në mes për një pozë tërheqëse

Tayna ‘thyhet’ në mes për një pozë tërheqëse

Mentor Haziri lanson këngën e re “Hana”

Mentor Haziri lanson këngën e re “Hana”

Kush është këngëtarja kosovare që ndjek Cristiano Ronaldo?

Kush është këngëtarja kosovare që ndjek Cristiano Ronaldo?

Për Rinën, ky është më i çarti në shqiptari

Për Rinën, ky është më i çarti në shqiptari

Rita Ora jep lajmin e shumëpritur për fansat

Rita Ora jep lajmin e shumëpritur për fansat

E dashura e Feros pozon me fustanin e kopjuar, Kim Kardashian padit kompaninë

E dashura e Feros pozon me fustanin e kopjuar, Kim Kardashian padit kompaninë

Dukagjin Lipa pranon komplimente për veshjen në “Brit Awards”

Dukagjin Lipa pranon komplimente për veshjen në “Brit Awards”

Tayna, për tre ditë rresht e para në Youtube!

Tayna, për tre ditë rresht e para në Youtube!

Dafina Zeqiri zbulon motrën e saj binjake

Dafina Zeqiri zbulon motrën e saj binjake

Morena e dashuruar tej mase. Ku?

Morena e dashuruar tej mase. Ku?

Kënga “Swan Song” nga Dua Lipa arrin kaq milionë shikime në YouTube

Kënga “Swan Song” nga Dua Lipa arrin kaq milionë shikime në YouTube

Nita Latifi i lë nën hije të gjitha reperet tjera me ‘freestyle-in’ e ri

Nita Latifi i lë nën hije të gjitha reperet tjera me ‘freestyle-in’ e ri

Kush po e luan kaq keq Enca Haxhien?

Kush po e luan kaq keq Enca Haxhien?

Emina Çunmulaj e fiksuar pas këngës së re të Capital T

Emina Çunmulaj e fiksuar pas këngës së re të Capital T

Tayna e veçantë në klipin e ri

Tayna e veçantë në klipin e ri