Modaliteti i Errët i aplikacioneve kursen baterinë e telefonëve

E publikuar: 09/11/2018 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë Samitit të Zhvilluesve Android, Google tha se Modaliteti i Errët i aplikacioneve ndihmon në jetëgjatësinë e baterisë.


Konsumi i energjisë rritet kur shtoni shkëlqimin e ekranit, por është edhe ngjyra e ekranit ajo që ndikon në konsumin e bateritë.

Nisur nga kjo Google thotë se “Night Mode” kursen baterinë.


Kompania ka kryer disa testime me Google Pixel dhe iPhone 7. Konsumi ulet deri në 60% kur modaliteti i errët është i aktivizuar me 100% shkëlqim ndërsa vetëm 14% kursim me 50% shkëlqim.

Megjithatë kjo vlen për ekranet OLED dhe nuk do të ketë të njëjtin impakt tek ekranet LCD.

Nisur nga këto gjetje, Android ka nevojë për aplikacione që kanë modaliteitn e errët e pse jo të ndryshohen edhe udhëzimet e dizajnit material për të adoptuar ngjyrat e errëta. /PCWorld Albanian