Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë arsyeja pse Mustafa takoi deputetët e partisë së tij

E publikuar: 27/05/2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të LDK-së.

Në takim siç njoftojnë nga kjo parti është biseduar dhe ka pasë dakordime për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale. Kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren”.