“MobileGeddon”, Google ndryshon rregullat e kërkimit

E publikuar: 21/04/2015 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e gjykimit! Apokalipsi i telefonave inteligjentë e “Mobilegeddon”. Ajo që Google paralajmëroi në muajin shkurt mbërriti.

Nga e marta (21 Prill) motori i kërkimit do të ndryshojë algoritmin e tij duke i dhënë përparësi faqeve të internetit që u janë përshtatur më shumë telefonave inteligjentë dhe tabletëve.

Kjo do të thotë që faqet tradicionale, të pozicionuara në krye të rezultateve kur bëhet një kërkim në motorin “Google”, mund të humbasin dhjetra pozicione nëse nuk rezulton lehtësisht e arritshme përmes telefonave.

Bëhet fjalë për një përshtatje që “Google” po bën me realitetin. E thënë më thjeshtë dhe e shpjeguar me terma jashtë botës ‘online’, është njësoj sikur një rrugë ku ndodhet një apo disa dyqane të mbyllet për shkak se autoritetet kanë rishikuar rregullat e shitjes, ndaj dyqanet e ndodhura në këtë rrugë, lind detyrimi që të ‘transferohen’ në rrugën tjetër që të mos humbasin shitjet e tyre.

Sot rreth 60 përqind e trafikut total tek “Google” mbërrin nga telefonat inteligjentë ose tabletët dhe vetëm 40 përqind nga pajisjet tradicionale si kompjuteri i tavolinës apo kompjuteri lëvizës.

/ Top Channel