Mlladiq përjashtohet nga salla, bërtet dhe thotë se “gjithçka është rrenë”

E publikuar: 22/11/2017 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë leximit të vendimit të Trupit Gjykues, krimineli serb i akuzuar për vrasjen e më shumë se 7 mijë boshnjakëve, Ratko Mlladiq është përjashtuar me zor nga salla. Kjo për shkak se ai aty u ka bërtitur gjykatësve në një situatë shumë të tensionuar.

Më të rikthyer në sallë, është ngritur dhe i skuqur në fytyrë ka bërtitur se “gjithçka është rrenë”, transmeton lajmi.net.

Më pas, gjykatësi Ori ka marrë vendim që ia të largohet nga salla, pasi që ai nuk pranonte të ulej.

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, është duke e shpallur aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.