Mjetet që i trajtojnë nënat shtatzëna ruhen në tualet (Foto)

E publikuar: 07/10/2015 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një klinik private të Kosovës trajtimi i pacientëve bëhet me mjete që qëndrojnë nëpër tualete.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi në një ordinancë private gjinekologjike në kryeqytet ku mjetet që shërbejnë për trajtimin e femrave gjatë lindjes janë lënë në tualet, aty ku shihen mjete për gra shtatzëna.

Guaska e tualetit është vetëm pak centimetra larg këtyre mjeteve, në vend se të ishin në një vend më të sigurt dhe të dezinfektoheshin.

Nuk është hera e parë që në Kosovë ndodhin kësi parregullsi dhe trajtimi i pacientëve iu ngjan me trajtimin e kafshëve./Indeksonline/