Mjekut dhe profesorit i caktohet sot masa e paraburgimit për rastin e Drenasit

E publikuar: 09/02/2019 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy të dyshuarit për rastin e abuzimit seksual të nxënëses 16-vjeçare nga Drenasi, pritet të dalin sot para Gjykatës. Ata do të paraqiten në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorit për caktimin e paraburgimit.

Profesori Shkëlzën Xhekaj, i cili po dyshohet për keqpërdorim seksual dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është arrestuar dy ditë më parë. Bashkë me të është arrestuar edhe doktori Fehmi Ahmeti, nën dyshimin se ka bëre ndërprerjen e palejuar e shtatzënisë- abort.

Ata me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje, derisa sot pritet të dalin para gjykatës për t`u përballur me kërkesën e prokurorit.

Ndërkohë, që për abuzimin me të miturën dy ditë me parë Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim policit të dyshuar Vesel Veselit.