“Mjeku valltar” popullarizohet në internet, vallëzon me shtatzënat për t’ua lehtësuar lindjet (Video)

E publikuar: 20/01/2018 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fernando Guedes da Cunha nga Brazili vallëzon me shtatzëna për t’ua lehtësuar dhimbjet dhe përshpejtuar procesin e lindjes.

Videot, ku shfaqet duke kryer ushtrime të ndryshme me paciente, ai i ka postuar në internet, ku është popullarizuar dhe pëlqyer në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

“Vallëzimi, ecja, loja me top dhe uljet e ndryshme i ndihmojnë shumë shtatzënës. Këtë nuk po e bëj vetëm për qejf, është një ndihmë e madhe”, ka thënë Cunha.

Ky mjek ishte bërë pjesë e lajmeve gjatë verës së kaluar, kur postoi në llogarinë në Intagram se si vallëzonte me pacienten në ritmin e këngës ‘Despacito’.

Me këtë rast u konsiderua se ai tejkaloi kompetencat dhe shfrytëzoi ambientet spitalore për lojëra.

Mirëpo, reagimi i mjekëve tjerë ishte i shpejtë, që treguan se është vërtetuar në mënyrë shkencore, se vallëzimi e përshpejton në masë të madhe procesin e lindjes. /Telegrafi/